Mijëra njerëz janë pa energji elektrike, 2 të plagosur rëndë
Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin amerikan Maryland pasi një avion i vogël është përplasur me linjat elektrike të tensionit të lartë.
Burime pranë policisë amerikane bëjnë me dije se avioni i vogël mbeti i varur në një lartësi prej 30 metrash pasi u përplas në një linjë të tensionit të lartë në qytetin Gaithersburg.
Dy persona të cilët u bllokuan brenda avionit të vogël kanë mbetur të plagosur rëndë.
“Të dy pacientët janë transportuar nga vendi i ngjarjes në qendrat lokale të traumës me lëndime të rënda,” tha Shefi i Zjarrfikësve Scott Goldstein në një konferencë për shtyp.
Ekuipazhet janë ende duke punuar për të hequr avionin nga linjat e energjisë elektrike.
Sipas autoriteteve amerikane avioni po fluturonte nga Uestcester dhe do të ulej në Montgomery Airpark.
Klan News