Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka publikuar sot (e diel) këngën e re.
Këtë projekt ia ka dedikuar Tetovës, gjersa i plotë titullohet “E du Tetovën”.
Teksti e muzika është realizuar nga vet këngëtari, kurse për orkestrimin u përkujdes Alban Furtuna.
Kjo prurje e Arian Agushit (emri i plotë) është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Pas lansimit, 36-vjeçari mori reagime të shumta kryesisht pozitive nga miqtë e ndjekësit.
“E DU TETOVËN. Ju du me zemër prej kudo që jeni. Urime Festa”, ka thënë ai.
I njëjti duket se këngën e realizoi në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Një vit më parë, pikërisht më 28 Nëntor, Gold AG publikoi një këngë dedikuar djalit të tij “Gueril”, i cili lindi në po atë datë.