MTL: Kemi kursyer 47% të energjisë elektrike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka njoftuar sot se si pasojë e masave restriktive për krusimin e energjisë elektrike, deri sot, në krahasim me vitin e kaluar, është kursyer sasi e madhe e energjisë elektrike.

“Sipas rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka zbatuar masa pa ndërprerje të procesit të punës dhe ka kursyer 47% të energjisë elektrike në muajin tetor 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, thonë nga MTL.

Shfrytëzimi racional i energjisë elektrike nëpërmjet masave të vendosura, të cilat sips MTL-së, kanë rezultuar si të përshtatshme, do të vazhdojë të zbatohet edhe në muajt në vijim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share