Nikolla: Ditë e paharrueshme, nder dhe lavdi burrave të Pavarësisë

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla në mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve, të Shqipërisë dhe Kosovës, theksoi se sot duhet të përkujtohen të gjithë ata që nuk e humbën besimin tek liria.

Pjesë nga fjalimi – Lindita Nikolla

Ditë e bukur dhe e paharrushme kjo e sotmja, ku kuvendet mblidhen për të kremtuar 110-vjetorin e ngritjen së flamurit. Dikur dhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment kur ekzistencën, gjuhën dhe identietin na e vinin në diskutim. U bë Shqipëria dhe Kosova, u bënë shqiptarët të denjë të civilizimit që i përkasin. Nder dhe lavdi burrave të Pavarësisë. Shqipëria dhe Kosova janë sot dy vende të pavaruar me aleatë të mëdhenj, SHBA dhe BE.

Në një sallë si kjo, tempulli i demokracisë është vendi i duhur për të kujtuar ata që bënë Kongresin e Lushnjes, që luftuan kundër okupatorëve ne Luftën e Dytë Botërore. Sot është dita për të kujtuar të gjithë ata që nuk e humbën besimin tek liria. Historia nuk është vetëm rrëfëim, por edhe një shkollë që na sjell idetë prej të cilës duhet të marrim frymëzim. Kuvendet tona kanë një rol thelbësor. Jam besimplotë se shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë, do të dijnë të bënë më të mirën. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar Kosovë!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share