Dy hajdutë janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një fabrikë në Shkup. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme. Nga Policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
“Sot (26.11.2022) në ora 14:10, E.A(31) dhe S.A(43), të dy nga Shkupi, janë privuar nga liria nga policët e SPB-Shkup në një fabrikë në rrugën “Vladimir Polezhanovski” në Shkup. Ata janë kapur në flagrancë duke ngarkuar mallin e vjedhur në automjetin e pasagjerëve “Polo” me targa të Gostivarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia