VMRO-DPMNE: KME Manastir furnizon nga një kompani familjare e drejtorit të TEC Negotinë

“Marrëveshja për furnizimin është në vlerë prej 632 mijë euro”

VMRO – DPMNE akuzon Kombinatin e Minierave energjetike se ka lidhur marrëveshje për furnizimin në vlerë prej 632 mijë euro me një kompani familjare të drejtorit të termocentralit Negotinë. Marrëveshjen e ka nënshkruar drejtori i kombinatit Manastir, Pece Matevski. Siç tha zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski, arsyetimi i kombinatit Manastir ka qenë se, ky furnizim është i domosdoshëm për parandalim dhe mbrojtje nga emetimet e pluhurit në ambient të hapur, posaçërisht gjatë temperaturave të larta dhe gjatë motit të thatë dhe me erë.

“Më 20 tetor SHA EMV për nevojat e kombinatit të minierave energjetike Manastir ka lidhur marrëveshje për furnizim publik të mallrave me kompani familjare të drejtorit të termocentralit Negotinë dhe funksionarë të lartë në LSD, Nebojsha Stojanoviq nga Negotina, “Hem alijans”, me zyre në Pepelishte. Pronar i kompanisë është babai i tij, ndërsa drejtuese bashkëshortja Milica Stojanoviq. “Hem alijans” është obliguar që në 12 muajt e ardhshëm të furnizojë për nevojat e kombinatit të minierave energjetike Manastir, “komponim të pastër të bidegradushëm për parandalim të paraqitjes së pluhurit nga hiri i hedhur”, deklaroi Naum Stoilkovski.

Ai shtoi se, me vendim qeveritar më 14 qershor, termocentrali Negotinë në pronësi të shtetit është shkrirë në SHA EMV, ndërsa në rrjedh është lidhja e marrëveshjes për bashkimin e tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share