Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë
8 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer Italinë.
Ishte ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, i cili konfirmoi numrin e viktimave ndërsa ende raportohet për 12 të zhdukur në ishullin Ischia në jug të shtetit fqinj.
Megjithatë mediat atje paralajmërojnë se numri i të zhdukurve mund të rritet në orët në vijim.
“Janë 20-30 familje të ngujuara dhe një sërë ndërtesash të shembura”. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit Lacco Ameno, Giacomo Pascale.
Trafiku është i bllokuar në shumë akse rrugore si pasojë e rrëshqitjes së dheut.Pikërisht kjo e fundit ka marrë me vete disa makina të parkuara duke i tërhequr zvarrë drejt detit.
Ekipet e emergjencave janë në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur të cilët kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.Autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre për të mos penguar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Rrëshqitja e dheut preku edhe shëtitoren Piazza Anna De Felice që mban emrin e vajzës 14-vjecare që humbi jetën e rrëmbyer nga balta në përmbytjet e vitit 2009 pikërisht në atë zone.
Gazetare: Xhuana Lika