Kapen 12 kilogramë ekstazë me vlerë prej 200 mijë eurove / Aksion i ekipeve mobile të Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore kanë konfiskuar 26 mijë tableta ekstaze me peshë totale prej rreth 12 kilogramëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, tëgjitha të destinuara për shpërndarje brenda vendit. Vlera totale e mallit të sekuestruar sipas Doganave të Maqedonisë së Veriut arrin deri në 200 mijë euro, raporton Klan Maqedoni.

“Lënda narkotike është gjetur më 25.11.2022 në orët e hershme të mëngjesit në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, pasi është kryer kontroll doganor me skaner mobil në veturën e pasagjerëve me targa të huaja e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Të njëjtën ditë, pas urdhrave të lëshuara për bastisje të shtëpisë dhe objekteve tjera nga inspektorët e Departamentit për kontroll dhe hetim të Drejtorisë doganore, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe MPB-njësitë e OKP-së për kundërligjshmëri dhe trafik droge, janë kryer kontrolle në disa adresa në Shkup dhe Tetovë. Në këtë mënyrë u gjetën prova shtesë dhe u arrestuan dy persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.
Nga Drejtoria e doganave thonë se Departamenti për kontroll dhe hetime sot ka dorëzuar kallëzim penal deri në Prokurorinë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër 3 personave. Ata akuzohen për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa është propozuar edhe masë paraburgimi prej 30 ditëve./KlanMacedonia
https://youtu.be/jV7Mv_VbXAA
Lexo gjithashtu
Total
0
Share