Arrestohen dy policët, ndalonin të rinjtë me hashash dhe u vidhnin paratë

Dy punonjës policie, një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet, janë arrestuar. Sipas asaj që ka mësuar gazetari Besar Bajraktari, dy policët akuzohen për grabitje me dhunë tek liqeni.

Mësohet se ata ndalonin të rinj me cigare hashashi. Dy policët u vendosnin të rinjve prangat që të dukej zyrtare dhe më pas u merrnin paratë.

Dy të arrestuarit janë polici i patrullës së komisaritatit nr. 1, Serxhio Cani, 23 vjeç dhe polici bashkiak, Sajmir Muzikanit, 39 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit. Për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Dyshohet se dy autorët vidhnin sende me vlerë e celularë edhe qytetarëve që dilnin për shëtitje tek liqeni./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share