Dashi-Nëse keni çështje për të sqaruar këto ditë lidhur me partnerin/en, duhet të dini se karakteri do t’ju bëjë shumë punë. Ka gjasa që t’ju duhet të përfundoni një projekt shumë të rëndësishëm pa ndihmën e askujt. Ndërsa jashtë pune do të kaloni një ditë shumë të këndshme. Do të merrni një lajm të mirë nga njeriu juaj i zemrës.
Demi-Planetet do të jenë në favorin tuaj dhe ju do jeni në qendër të vëmendjes sot. Do keni mundësi që të vendosni për fatin e të tjerëve, por do tregoni mirësi. Çështjet e dashurisë do i keni në rregull.
Binjakët-Ditë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do të bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do sjellë herë pas herë debate. Perspektivat financiare do të jenë të mira. Nëse keni marrë hua, është koha për t’i shlyer.
Gaforrja-Gjatë pasdites mund të zhgënjeheni nga një mik që ka keq përdorur besimin. Kjo është një periudhë shumë e favorshme për dashuri dhe romancë.
Luani-Kjo ditë do të nisë në mënyrë të gabuar për faj të një impenjimi të tejkaluar. Që dita mos t’ju shkojë e gjitha dëm, shikoni anën pozitive. Në mbrëmje i kushtoni rëndësi familjes.
Virgjëresha-Nëse vërtet nuk do të doni të merrni përgjegjësitë që ju takojnë, atëherë më parë duhet të konsultoheni. Lidhja juaj do të kalojë një ditë të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri juaj të bëjë gjithmonë atë që ju doni sepse kjo nuk ju çon askund. Asnjë problem me financat.
Peshorja-Shumë gjëra nuk do jenë në favorin tuaj sot. Një problem më familje do u shqetësojë, por nëse mundoheni gjithçka do zgjidhet. Për sa i përket çështjeve të dashurisë duhet të keni kujdes sepse një problem po u mundon.
Akrepi-Jeta jua në çift do të mbrohet ditën e sotme nga Venusi dhe çdo gjë do të shkojë mirë mes jush dhe të dashurit tuaj të zemrës. Financat do të jenë të mira, do të shpenzoni aq sa doni dhe situata do jetë e qëndrueshme.
Shigjetari-Do të keni mundësinë që të zgjidhni disa çështje financiare që i shtynit prej kohësh. Është një ditë e favorshme për të përforcuar marrëdhëniet me miqtë dhe për t’u takuar me njerëz të rëndësishëm.
Bricjapi-Sot një surprizë e bukur do t’ju bëjë që të ndiheni shumë mirë shpirtërisht për të vlerësuar një situatë akoma të paqartë që po jetoni. Ka ardhur momenti të mos e ktheni më kokën pas.
Ujori-Disa gabime që keni bërë ditët e fundit do i rregulloni sot. Do arrini që të kuptoni të tjerët dhe të shuani të gjitha keqkuptimet. Momente të bukura do kaloni me partnerin tuaj, edhe për beqarët ka lajme të mira.
Peshqit-Problemet për shkak të problemeve financiare mund të bëhet shkak për debate në punë. Ruani qetësinë dhe kjo vlen edhe për në shtëpi, pasi mund të shkaktoni debate të kota./tvklan.al