Osmani “godet” gjyqësorin: S’mund të ketë më tolerancë për gjykatës e prokurorë neglizhues

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se rasti i fundit i vrasjes së një gruaje mëngjesin e sotëm, ka tronditur shoqërinë se fenomeni i dhunës mbi baza gjinore mbetet prezencë në familje.

“Sot të gjithë pranuam edhe një lajm të kobshëm në mëngjesin e hershëm një burrë vrau gruan në mënyrën më makabre duke na alarmuar të gjithëve që fenomeni i dhunës në baza gjinore mbetët jashtëzakonisht prezent në shoqërinë tonë. Në këto çaste ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet me të sinqerta për jetën e humbur të bashkëqytetares sonë”, ka deklaruar ajo.

Osmani i blri komentet në hapje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Osmani e ka quajtur pandemi dhunën mbi baza gjinore, ku tha se kjo mbetet një prej shkeljeve më flagrante të të drejtave të njeriut.

“Nuk mund të ketë tolerancë më për gjykatës e prokurorë neglizhues sepse përballë krimit nuk mund të ketë kompromis e as rrethana lehtësuese, nuk mund të ketë mirëkuptim për dhunuesit sepse për dhunë mirëkuptim nuk ka”.

“Nuk do të pranojmë më argumente për mungesë kapacitetesh sepse përballë një emergjence nacionale siç është dhuna në baza gjinore duhet luftuar me çdo resurs e çdo kapacitet që e kemi në dispozicion”, ka shtuar presidentja.

Më tej, në hapjen e fushatës, ajo ka thënë se luftimi i dhunës mbi baza gjinore do të jetë në krye të agjendës së këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut pranë zyrës së saj.

Osmani po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha viktimave që të raportojnë rastet e dhunës, por për këtë ka thënë se institucionet duhet t’u ofrojnë atyre siguri.

Në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, u hap fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore”

 

Ko fushatë organizohet nga Ministria e Drejtësisë, e prirë nga ministrja, Albulena Haxhiu, organizim të së cilës i janë përbashkuar një sërë organizata të shoqërisë civile, partnerë në këtë fushatë.

Ministrja Haxhiu përshëndeti përfaqësuesit e të gjitha institucioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, duke i ftuar për përbashkim të përhershëm në përpjekjen e luftimit të dhunës.

Angazhimi institucional dhe veprimet konkrete të tyre janë mënyra e vetme për të sjell drejtësi në vend, dhe për të parandaluar dhunën, tha ndër të tjera Ministrja e Drejtësisë.

Presidentja Vjosa Osmani tha se dhuna në bazë gjinore është pandemia globale në të cilën nuk duhet rreshtur së angazhuari në mënyrë që brezat të rriten në një ambient të tolerancës dhe respektit ndaj tjetrit.

Të pranishmëve iu adresuan edhe avokati i Popullit, Naim Qalaj dhe drejtoresha e organizatës UN Women, Vlora Tuzi Nushi.

Ambasadorë të vendeve mike ishin mysafirë të këtij takimi, njëherit mbështetës të shumë iniciativave për të drejtat dhe liritë e grave, anëtarë nga Kabineti Qeveritar, dhe Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas një komunikate nga MD.

Ceremonia u shoqërua edhe nga interpretimi i aktoreve të respektueshme, Kumrie Hoxha, Shengyl Ismajli, Zana Berisha si dhe violinçelistja, Fjolla Asllanaj.

Aktivitete të shumta do të zhvillohen përgjatë 16 ditëve të kampanjës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share