Veç shiritit blu në Twitter, Elon Musk ka njoftuar se javën e ardhshme në platformë do të vijnë edhe ata gri e të artë.
Të gjitha llogaritë e verifikuara do të marrin autenticitetit manualisht përpara se të shfaqet shiriti, shkruan “Sky News”. Musk ka sqaruar edhe domethënien e ngjyrave të tyre.
“E arta për kompanitë, gri për qeveritë dhe blu për individët (të famshëm ose jo). E dhimbshme, por e nevojshme”, shkroi Musk.
Në një postim të mëtejshëm, Musk shtoi se “Individët do të kenë një logo të vogël dytësore që të tregojnë se i përkasin një organizate nëse verifikohen si të tillë prej saj”. Megjithatë, një shpjegim më i detajuar do të vijë në javën e ardhshme./tvklan.al