Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “LuisViton”, tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit.
“Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “LuisViton”, tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit. Sot, njëri nga të akuzuarit për vepra më të rënda kriminale dhe korruptive, Sasho Mijallkov, shpëtoi nga tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend. Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku gjykatat themelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështu të zvarriten proceset pafundësisht. Kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka as kapacitete dhe as vullnet për vendosjen e drejtësisë, ndërsa konfirmon konstatimin e Aleancës për Shqiptarët se vendit i duhet një mision ndërkombëtarë që do të zbatojë reformë të mirëfilltë”, theksojnë në reagimin drejtuar mediave nga ASH./KlanMacedonia/