Vazhdon edhe sot protesta e shoferëve të autobusave privat para NQP-Shkup (VIDEO)

Protestuesit e autobusave privat edhe sot kanë vazhduar me protesta para NQP Shkup, një numër i madh protestuesish dje ishin para qytetit të Shkupit por nuk mundeshin të takohen me kryetaren Arsovska, informon Klan M.

Kjo vjen si pasojë nga mosmarrëveshja me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila u ndërpreu kontratën transportuesve privat Makespres. Arsovska i akuzoi transportuesit privat se kanë vjedhur paratë nga shitja e biletave. Ndërsa ato sot deklaruan se nuk janë hajdut.

Transportuesit privat kanë përgënjështuar akuzat këtë duke paralajmëruar protesta çdo ditë nëse nuk arrihet marrëveshje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share