Elon Musk shpall amnisti për llogaritë e pezulluara në Twitter

Nisma është votuar nga 3.1 milionë persona, ekziston frika se llogaritë që përhapnin dikur urrejtjen mund të rikthehen

Elon Musk ka shpallur një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara në Twitter, duke i dhënë kështu mundësi personave që kishin përhapur urrejtje të kthehen në platformën e medias sociale.

Pronari i ri i Twitter u shpreh se një amnisti për përdoruesit do të fillojë javën e ardhshme pasi shumica e votave në një sondazh në llogarinë e tij e mbështetën masën. Llogaritë e pezulluara në Twitter përfshijnë ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, komentatorin e djathtë në Mbretërinë e Bashkuar Katie Hopkins dhe David Duke, teoricienin konspirativ .

Musk aktualisht ka hapur një sondazh ku pyet të gjithë përdoruesit e Twitter nëse duhet të ofrohet një amnisti e përgjithshme për llogaritë me kusht që ata të mos kenë thyer ligjin. Kreu i TESLA-s nuk specifikoi se cilat ligje parashikoheshin që mund të kishin thyer personat. Më shumë se 3.1 milion vota u regjistruan nga sondazhi, me 72% në favor të një amnistie.

Qendra për Kundër urrejtjes Dixhitale, ka bërë të ditur se rikthimi i personave apo organizatave që nxisin urrejtjen në mediat sociale do të jepte mundësi atyre të përfitonin nga masa dhe u kërkoi reklamuesve të ndalojnë financimin e Twitter.

Musk ka bërë presion për moderimin e përmbajtjes në platformë. Javën e kaluar ai disa llogari të pezulluara më parë, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA Donald Trump, uebsajtin satirik Babylon Bee dhe komedianin Kathy Griffin.

Ndryshimet dhe kaosi në aspektin organizativ të platformës janë shënuar javët e para qëkur Musk u bë pronar i Twitter. Ai ka shkarkuar menaxherë dhe qindra punonjës të tjerë për sigurinë dhe privatësinë, duke tërhequr vëmendjen.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share