Kthehet furnizimi me ujë në Kiev, por jo në kapacitetet e plota

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se furnizimi me ujë është rikthyer në çdo lagje të kryeqytetit ukrainas.

“Furnizimi me ujë është rikthyer në të gjitha rrethet e kryeqytetit. Por do të duhet pak kohë që sistemi i furnizimit me ujë të funksionojë me kapacitet të plotë”, tha ai.

Aktualisht, disa konsumatorë mund të kenë ende presion të ulët të ujit në sistem, veçanërisht ata banorë të Kievit që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave të larta, bëri të ditur Klitschko.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Uji në Kiev u ndal ditën e djeshme pas bombardimeve në rajon. Klitschko u kërkoi banorëve të rezervonin ujë.

Administrata rajonale e Kievit tha të mërkurën se i gjithë rajoni i Kievit, miliona njerëz ishin plotësisht pa energji elektrike dhe uji gjithashtu u ndërpre pasi raketat ruse shënjestruan infrastrukturën kritike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share