RMV, është publikuar thirrja për subvencionimin e racionit për student

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në www.mon.gov.mk është shpallur thirrje publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej rreth 2400 denarë për 9 muaj të vitit.

Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.

Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune;
të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe
të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në vitin vijues.

“Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët duhet të bashkëngjisin edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student ndërsa gjithashtu bëjmë thirrje që të shikojnë dokumentin – Udhëzime për bashkangjitjen e llogarisë rrjedhëse gjatë aplikimit për subvncionimin e racionit për student”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet nga Ministria e Arsimit për statusin e aplikimit në mënyrë elektronike. Këtë vit pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën nga 15 shtatori.

“MASH gjithashtu ofron mbështetje të drejtëpërdrejtë për aplikimin për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën në katin përdhes në ndërtesën e Ministrisë”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share