Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Kina ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve me Covid që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta për të eliminuar koronavirusin.

Ka shpërthime me disa qytete të mëdha duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore tregtare Guangzhou. Ditën e djeshme, Kina regjistroi 31,527 raste, më i lartë se kulmi prej rreth 28,000 i regjistruar në muajin Prill.

Kjo vjen pasi karantina e rreptë vazhdon të ndezë trazira. Politika e Kinës për zero Covid ka shpëtuar jetë në vendin me 1.4 miliardë njerëz, por gjithashtu ka dhënë një goditje ndëshkuese për ekonominë dhe jetën e qytetarëve. Megjithatë, vala në rritje e rasteve vjen gjithashtu disa javë pasi vendi reduktoi disa nga kufizimet e tij Covid.

Karantina për kontakte të afërta u shkurtua nga shtatë ditë në strukturat shtetërore në pesë ditë dhe tre ditë në shtëpi. Por përballë një rritjeje të përtërirë të rasteve në Pekin, si dhe vdekjeve të para nga virusi në muaj, zyrtarët kanë zbatuar tashmë disa kufizime në disa rrethe, me dyqane, shkolla dhe restorante të mbyllura.

Kina po ndjek një proces të çrrënjosjes së Covid me testime masive dhe rregulla bllokimi. Megjithatë raste të virusit tani po regjistrohen në 31 provinca./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share