Mjeku pensionist Xheki i del në ndihmë
Këto janë pamjet ku në mbrëmjen e 21 nëntorit punonjësi i EVN-së u lendua gjatë intervenimit për zgjidhjen e problemit me energjinë elektrike në Tearcë.
Gjatë intervenimeve në shtyllën elektrike, punonjësit të EVN-së i është thyer shtylla elektrike dhe ka marrë lëndime të rënda.
Ngjarjen e tregon mjeku Xhelali, i cili edhe pse në pension, pasi është thirrur nga banorët, i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë të lenduarit.
“Mora një telefonatë se zëri ishte shumë në panik, më tregoi vendin ku duhet të paraqitem urgjentisht, më tregoi shkakun dhe pasojat dhe nga përvoja ime e kaluar e dija se çfarë mund të ndodhte, çfarë detyrimi kam, mora mjetet e mia dhe kur mbërrita, ishte panik, binte shi, pacientin e kishte zënë shtylla elektrike”, thotë mjeku Abdul Xhelal Esat.
Mjeku i njohur si Dr. Xheki edhe pse në pension, thotë se e ka për detyrë t’i përgjigjet çdo thirrjeje për ndihmë.
“Kur erdha, pashë kokën e pacientit më lart se shtylla, që do të thotë se kur ka shkuar vertikalisht, ai ka dalë në majë të shtyllës dhe koka i ka qëndruar lartë, kur ka rënë shtylla, nuk ia ka kapur kokën por trupin e tij, dhe ky është fat në fatkeqësi, dhe ardhja ime, ndihma e fshatarëve, ndihma e uniformës së policisë…pasi gjeta venën, e ndërpreva dhimbjen dhe pasi e trajtova dhimbjen, mbërriti ambulanca dhe ia dorëzoi ekipit”, u shpreh Dr. Xheki.
Për rastin në fjalë kërkuam dhe përgjigje nga EVN, dhe në lidhje me rastin nga atje thënë se Gjendja e elektromontuesit është stabile. Nga ana e organeve kompetente shtetërore janë ndërmarrë të gjitha masat. Procedura është në rrjedhoje e sipër, ndërsa Elektrodistribuimi është në dispozicion për të gjitha kërkesat që i drejtohen nga organet kompetente./KlanMacedonia
Përgatiti: Avni Tahiri