Nga komuna e Tetovës përmes një komunikate thonë se pas vërshimeve të mbrëmshme, janë pastruar bodrumet në lagjen 162 dhe 166. Nga komuna thonë se nëpërmjet Shtabit të Krizës do të kërkojnë që të mbulohen dëmet e shkaktuara.
“Për shkak të intensitetit të madh të reshjeve të shiut në qytetin tonë gjatë tërë ditës së djeshme, në disa pjesë uji ka depërtuar në bodrumet e shtëpive të qytetarëve dhe janë bllokuar nënkalimet në rrugën e Falishtit, Monopol etj. Komuna e Tetovës, nëpërmjet Njësisë Territoriale Khmdër Kundër Zjarrit ka bërë pastrimin e bodrumeve të shtëpive në lagjet “162” dhe “166” dhe ka liruar për qarkullim nënkalimet rrugore. Gjithashtu, ekipet e NPK- së janë në terren për të pastruar bllokimin e pusetave njëkohësisht duke apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me hudhjen e mbeturinave dhe vozitjem rrugore. Nëpërmjet Shtabit të Krizës do të kërkojmë sanimin dhe mbulimin e dëmeve eventuale duke qenë pranë qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo moment”, thonë nga komuna e Tetovës.