Kozeta Kurti voton kundër, Gjebrea: Të të gjuash me shpullë me dashuri, vetëm…

Kënga “Ndjenjë pa emër” e Verona Kastratit në kategorinë “New Artist” mori 4 pulsantë të gjelbër nga anëtarët e jurisë dhe një të kuq nga Kozeta Kurti. Gjebrea u habit nga fakti që ngjyra e dashurisë në këtë rast mori një kontekst ndryshe, por gazetarja ka një tjetër mendim.

Kozeta Kurti: Të betohem që është për dashurinë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Kozeta Kurti: Të betohem që është shprehja më e lartë e dashurisë sepse kur mësohesh, kur i dëgjon, kur kupton që sa më mirë ka qenë te Kënga Magjike, duke mirëkuptuar edhe një publik me mijëra njerëz, që nuk i njeh, në një skenë të re, sigurisht që duhet të punosh pak më shumë edhe psiqikisht, edhe të gjitha me radhë. Më beso.

Ardit Gjebrea: Faleminderit! Të të gjuash me shpullë me dashuri, vetëm nga ty e kam parë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share