MICKOSKI: KOMPANITË E VENDIT PAGUAJNË ÇMIM MË TË LARTË NË RAJON
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha sot se nuk parashihet rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari. Ai tha se, po bëhen kalkulime për çmimin e energjisë elektrike dhe theksoi se është i bindur që do të ketë ulje për konsumatorët e vegjël dhe ajo veç më është vendosur.
“Në pjesën e amvisërive do të shohim me bllok tarifat në cilin prej bllok tarifave ka më shumë nevojë që të intervenohet nga ana e Qeverisë – nëse ajo do të jetë bllok tarifa e dytë apo e treta. Për bllok tarifën e katërt prej tani mund të them se do të jem për rritje shtesë, me qëllim që ato që kanë më shumë nevojë nga çmime më të ulëta, të mbulohen nga ata që harxhojnë në mënyrë joracionale, ndërsa me atë edhe mund ta bartin atë barrë” – tha Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi po ashtu, u bëri thirrje kompanive që janë të parapara në masën qeveritare, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshme për furnizim me çmim më të lirë të energjisë elektrike, pasi nesër skadon
Ndërkohë, lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzoi Qeverinë se, nuk e flet të vërtetën kur thotë se inflacioni është i importuar dhe se subvencionon çmimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe afaristët. Ai, duke u thirrur në disa të dhënë të Eurostatit, tha se, kompanitë e vendit paguajnë çmim më të lartë të rrymës në rajon.
“Sipas Eurostatit, kompanitë e Maqedonisë së Veriut në gjysmën e parë të vitit 202 kanë paguar çmim prej 168,5 euro MWh (megavat orë) dhe ky është më shumë se tre herë më i lartë se çmimi i rrymës që e kanë paguar para pesë viteve në gjysmën e parë të vitit 2017, kur ka qenë 52,4 euro/MWh dhe në krahasim me çmimin që kanë paguar kompanitë në Turqi, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë është më e ulëta” – deklaroi Hristijan Mickoski, Lider i VMRO – DPMNE-së.
Në konferencën e sotme për media, Bekteshi siguroi se, nuk do të ketë problem në pjesën e furnizimit me energjinë elektrike. Në lidhje me këtë ai theksoi se, nga një dhjetori, kur rritet konsumi, do të vihen ë funksion të gjitha kapacitetet për energji që i posedon EMV. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi