Holanda ka shënuar fitore 2:0 ndaj Senegalit në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Cody Gakpo e realizoi golin e parë, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt pas një harkimi nga Frenkie de Jong, teksa Jordy Klaasen e realizoi të dytin në minutën e 99-të.
Të Portokalltit e kishin iniciativën më të madhe gjatë pjesës më të madhe të takimit, mirëpo rastet më të mira i pati Senegali.
Me këtë fitore Holanda numëron tri pikë sa Ekuadori në Grupin A, ndërkaq Senegali që po luan pa Sadio Manenë e lënduar, do të jetë në kërkim të pikëve në dy xhirot tjera, bashkë me Katarin.