Pas dasmës së krijuar në “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Në lojën e fundit, PM është pyetur se cilën prej bashkëpunimeve do të cilësonte si më të mirin dhe atë më pak të mirë. Edhe pse pak e vështirë, Pajtimi ka bërë renditjen.
Sipas tij bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun mban vendin e parë. Kënga me Fifin është e dyta edhe pse ajo ka qenë një këngë ku PM ka qenë i ftuar. E ndërkohë vendin e tretë e zë projekti me S4MM. Ndonjëherë është më e vështirë të vlerësosh projektet ku ti ke qenë pjesë, sesa thjesht projektet e kolegëve.
Gjithësesi PM nuk ka ngurruar që të jap një përgjigje të sinqertë. Edhe pse partnerja e tij Sara vendosi të fuste këmbët në kutinë me ngjala, e të mos bënte një ndarje mes blogereve./tvklan.al