Olsi i bën premtimin publik partneres, Eglit: “Do të blejmë shtëpi!”

Mbrëmja e së dielës tashmë është e spektaklit të argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan dhe këtë herë ka filluar ndryshe e plot emocion

Kjo puntatë e tretë i dedikohet dashurisë e çifteve më në përfolura në skenën shqiptare e atë ndërkombëtare. Të ftuar ishin ylli i serialeve turke Tolgahan Sayışman & partnerja e tij Almeda Abazi, Sarah Berisha & partneri Dj PM, si dhe këngëtarë të programit Rita Haziri e Fidan Gashi.

Mirëpo kjo mbrëmje nuk kishte si të mos niste pa dedikime romantike nga kapitenët dhe autorja e njohur. Siç dihet kapiteni i skuadrës “Luanët e verdhë”, Olsi Bylyku është bashkëshorti i këngëtares dhe aktores Egli Tako. Edhe ai nuk mundi të mos i bënte një dedikim special Eglit, gjithashtu edhe një premtim publik plot nota humori.
Bylyku i tha partneres se me patjetër këtë vit ata do të kenë shtëpinë e tyre dhe nuk do e kenë më problem se tek cila vjehrrë do të flenë, tek ajo e tij apo e Eglit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share