Ekuadori ka kaluar në epërsi ndaj nikoqirit të Kampionatit Botëror, Katarit.
Mysafirët shënuan qysh në minutën e katërt të takimit përmes Enner Valencais, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
https://twitter.com/WC22Highlights/status/1594362424660226049
Mirëpo, Ekuadori tani më në fund ka kaluar në epërsi, pasi përmes penalltisë, ata shënuan për 1-0.
Ishte kapiteni Valencia që shënoi nga pika e bardh në minutën e 16-të të takimit.
https://twitter.com/Messi_10_30/status/1594364944690077697