Ahmeti hodhi poshtë pretendimet për përçarje të partisë

BDI PREJ VITESH PO KËRKON NJË VETING GJITHËPËRFSHIRËS

Pas përfundimit të mbledhjes maraton të kryesisë së BDI-së kreu i integristëve Ali Ahmeti njoftoi se kjo mbledhje ishte ë vazhdën e takimeve tradicionale të kësaj partie. Ahmeti hodhi poshtë të gjitha pretendimet për një përçarje të partisë.

 “Takimi ishte në vazhdën e takimeve tradicionale të BDI-së. Debati ishte shumë konstruktiv, janë dëgjuar vërejtje mbi raportin e ekzekutivit, për të përmirësuar punën në këto institucione. Ka pasur bisedime mbi çështjen e vetingut, ku si BDI kemi përgjegjësi për mbarëvajtjen në shtet. Ka pasur edhe tema të ndryshme për zbatimin e ligjit mbi zbatimin e gjuhës shqipe.

I pyetur për reagimin e ambasadores së SHBA-së mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ahemti u shpreh sse për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim prej vitesh po kërkon një veting gjithëpërfshirës, nga pushteti lokal deri në atë qendror.

“Prononcimi i ambasadores së SHBA-së është mjaft parimor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e pakompromistë. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe në gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe ne për këtë ka vite që insistojmë të bëhet veting, në të gjitha institucionet e shtetit. Ne jemi për funksionim të ligjit, jemi për veting gjithëpërfshirës i të gjitha figurave që nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror.”- u përgjigj Ahmeti.

Sa i përket oloigarkut rus që mori nënshtetësi të RMV-së Ameti  thotë që dikush ka manipuluar me institucionet e vendit dhe duhet të shqyrtohet dhe të veprohot konform veprimeve të më hershme në drejtim njerzve që janë të inkriminuar nëpër listat kërkuese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share