Turqia ka nisur ‘hakmarrjen” për sulmin me bombë që ndodhi të dielën e kaluar në Stamboll ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe janë plagosur mbi 80 të tjerë.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes turke.
Aeroplanët luftarakë bombarduan disa caqe të Partisë Punëtore Kurde, në veri të Sirisë dhe Irakut.
Turqia po i konsideron përgjegjës PKK-në për sulmin e së dielës së kaluar.
“Ka ardhur koha e llogarisë”, ka shkruar Ministrja e Mbrojtjes së Turqisë.
Kjo ministri ka publikuar edhe pamje nga momenti i goditjes së disa caqeve.
https://twitter.com/tcsavunma/status/1594107015684845568