INFANTINO ME KRITIKA PËR “HIPOKRIZINË E PERËNDIMIT”
BIRRA, TË DREJTAT E PUNËTORËVE DHE LGBT-ja HEDHIN HIJE PARA FILLIMIT TË KAMPIONATIT
Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, e ka kritikuar ashpër të ashtuquajturën “hipokrizi të Perëndimit” në lidhje me raportet e të drejtave të njeriut në Katar, në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit që fillon nesër, për herë të parë në një vend të Lindjes së Afërt. Në vend që të kritikojmë për të drejtat e punëtorëve dhe të LGBT-së, si evropianë duhet të kërkojmë falje në 3 mijë vitet e ardhshme për gjithçka që kemi bërë në të kaluarën, ka deklaruar Infantino në konferencën për shtyp në Doha.
Në monolog të pazakonshëm në konferencën për shtyp në Doha, Infantino pothujase një orë foli në mbrojtje të Katarit dhe Kampionatit Botëror të Futbollit, fillimi i të cilit ka rënë në hije të kritikave në botë për çështjet si raporti i autoriteteve të Katarit për punëtorët emigrantë, trajtimi i komunitetit LGBT, ndalesa e pijeve alkoholike dhe të tjera. Sipas Infantinos, i lindur zviceran, shtetet evropiane duhet të kërkojnë falje çfarë kanë bërë në të kaluarën, në vend që të fokusohen në çështjen e emigrantëve në Katar.
XHANI INFANTINO
“Mendoj se ajo për të cilën ne Evropianët kemi bërë në 3 mijë vitet e kaluara nëpër botë, duhet të kërkojmë falje në 3 mijë vitet që vinë. Para se të fillojmë të japim leksione morale. Sa prej kompanive evropiane perëndimore të cilat fitojnë miliona nga Katari dhe nga vende të tjera në rajon, e kanë rregulluar me autoritetet çështjen e punëtorëve emigrantë? Asnjë…sepse në qoftë se ndryshon ligjdhënia do të kenë më pak përfitime…”
Shteti i vogël arab, për herë të parë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit, pak para fillimit të nesërm të ndeshjeve ka ndaluar shitjen e pijeve alkoholike në të gjitha stadiumet që për disa nga tifozët është e papranueshme.
FEDERIKO FERAZ, TIFOZ, PORTUGALI
“Kam qenë në disa kampionate botërore dhe kjo është hera e parë në stadium të mos shitet birrë. Kjo nuk është mirë, birra dhe futbolli shkojnë bashkë.”
LESLI ABU HANA, TIFOZ, SHBA
“Duhet të marrin vendim për shembull për pije që vinë nga jashtë, të ngrenë çadra të ndryshme, në rregull le të mos sjellin birrë brenda në stadium, por të shiten të paktën jashtë.”
ADEL ABU HANA
“Këtu jemi të pimë birrë, të shohim futboll, futboll botëror.”
Kampionati botëror i futbollit fillon nesër, me ndeshjen në mes reprezentacionit të nikoqirit – Katarit dhe Ekuadorit.
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA