VMRO-DPMNE është parti e parazitëve, me vite i morën paratë e shtetit dhe u pasuruan në kurriz të qytetarëve që atëherë po zhyteshin në borxhe dhe varfëri. I pari dhe kryesori ndër parazitët e vërtetë është Hristijan Mickoski, akuzon LSDM.
“Si drejtori më i pasuksesshëm dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të ish-AD ELEM, vetëm për dhjetë muaj, në periudhën nga shtatori 2016 deri në gusht 2017, nga buxheti ka inkasuar mbi 1,9 milionë denarë ose mbi 31.000 euro.
Ai si këshilltar i Nikolla Gruevskit dhe Emil Dimitrievit për energji në periudhën nga prilli 2015 deri në tetor 2016 ka marrë tarifë prej 1100 euro çdo muaj ose për angazhimin e përgjithshëm Mickoski ka marrë rreth 50 mijë euro para nga qytetarët.
E gjithë kjo po ndodh në periudhën kur çmimi i energjisë elektrike u rrit 100 për qind pa pasur asnjë lloj krize globale, në një periudhë kur nuk u ndërtua asnjë kapacitet serioz energjetik.
Ja kush janë parazitët e vërtetë që me vite të tëra marrin të ardhura të mëdha mujore nga paratë publike në shpinën e qytetarëve”, shtoi LSDM.