Krerët e Qeverisë së Maqedonisë gjatë ditës së sotme kanë inspektuar nga afër punimet në rrugën Kërçovë – Ohër. Kryeministri Kovaçevski u shpreh se është i vetëdijshëm për vonesat e projektit në fjalë, për të cilat ai shtoi se kanë qënë si rezultat i gabimeve në projekt, po beson se deri në fund të vitit të ardhshëm, kjo rrugë do të përfundojë, përcjell Klan Maqedoni.
“E di se sa e rëndësishme është për Kërçovën, Debërcën, Strugën, Ohrin, Vevçanin, për vendbanimet përreth që gravitojnë në këtë rajon, por edhe për mbarë vendin, që autostrada Kërçovë – Ohër të përfundojë sa më shpejt. E di se sa e rëndësishme është kjo autostradë për një impuls të ri ekonomik dhe zhvillimor jo vetëm në pjesën perëndimore të Maqedonisë por edhe për të gjithë vendin dhe sa do të thotë për Kërçovën dhe për qendrat turistike të Ohrit dhe Strugës. Ne si qeveri po i zgjidhim problemet e trashëguara, infrastruktura rrugore për këtë qeveri nuk është premtim parazgjedhor, por përkundrazi është një infrastrukturë që lidh vendin brenda vendit, por edhe e lidh vendin me vendet e tjera evropiane me të cilat ne kufizohemi./KlanMacedonia