Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Kurtin për qëndrimin e tij të gjatë jashtë shtetit duke thënë se po qëndron 24 orë në aeroplan.
Bajrami në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës gjatë debatit që po zhvillohet aktualisht për shëndetësinë në vend, ka thënë se vetëm 6% të investimeve kapitale shkojnë në këtë drejtim.
“Çfarë po bëni ju sot? Vetëm 6% ke investime kapitale dhe thatë po e marrim shumë seriozisht se kryeministri po merret me të, ku po merret kryeministri? Kryeministri është 24 orë në aeroplan, ku po merret?
Më tej, Bajrami ka thënë se Kurti nuk po i dëgjon amerikanët.
“Kryeministri nuk po merret me disa tema të cilat i ka në portfolno, kryeministri Amerika i ka thënë mos udhëtoni, ministrave të kryeministrit sepse gjendja është serioze ai prej asaj dite sikur don me i dëshmu gabim ata, nuk ka zbrit nga aeroplani”, ka thënë më tej Bajrami.