Taravari dhe Çupi në nënshkruajnë marrëveshjen: Në Gostivar të hapet “Qendra për diasporë”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me ministrin për Diasporë, Xhemal Çupi nënshkruan marrëveshje për hapjen e një Zyre për bashkëpunim me diasporën që do të quhet “Qendra për diasporë”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

“Këto zyra janë të paramenduara që të kenë rol ndërmjetësues dhe do shërbenin si qendra ku diasporës sonë do t’i jepet qasje në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura pranë institucioneve kompetente”, thuhet në njoftim.

Kompetencat e kësaj Qendrës për diasporë do të jenë disa, si: informimi i diasporës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë qëndrimit në shtetin amë, krijimi i një baze të të dhënave për të gjitha shoqatat aktive në diasporë, krijimin e bazës së të dhënave për diasporën e biznesit, inkurajojimi “turizmit të diasporës”, të promovimi i mësimit të gjuhës amtare për fëmijët në diasporë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share