Bekteshi: Fatura false për importin e peletit

Alternative biofuel from sawdust wood pellets in hands.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha sot se në ministri po dorëzohen fatura false për importin e peletit dhe u bëri thirrje autoriteteve që të veprojnë.

“Ministria ka konfirmuar se në sektorin e importit të vendit tonë po dorëzohen fatura false për pelet dhe për këtë arsye tregtarët e peletit ankohen për çmimin i cili është i ngrirë. Çmimi i peletit nuk përcaktohet nga Ministria e Ekonomisë, por vjen si propozim i Pyjeve të Maqedonisë dhe çmimet që i kemi nga administrata doganore. Çmimi i raportuar në administratën doganore është 24 denarë për kilogram. Nëse kanë dorëzuar fatura false dhe kanë bërë kontrata me prodhues jashtë vendit, i bëj thirrje DAP-it që t’i kontrollojë dhe të sanksionohen menjëherë.Nëse neve na dorëzohen 24 denarë, e nuk mund t’i shesin për 27 denarë, atëherë ato fatura që i dorëzohen doganës janë të pavërteta dhe ky është krim”, tha Bekteshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share