Ideja e një babai në Angli: Ndërprerje e energjisë, pishtar në kokë dhe ngrohje 1 herë në javë për të kursyer para

Një baba në Angli ka prezantuar një politikë “pa energji elektrike në shtëpi” dhe ka udhëzuar familjen e tij që të mbajë një pishtar në kokë për të kursyer para.

53-vjeçari Chavdar Todorov vendos ngrohjen vetëm një herë në javë dhe inkurajon bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mbështillen me pallto dhe me batanije. Familja u detyrua që të ndryshonte zakonet e tyre të jetesës pasi panë se fatura e tyre e energjisë ishte dyfishuar në çmim duke shkuar në 320 £ në muaj.

Chavdarit më pas i lindi ideja për të përdorur pishtarë në kokë dhe të fikë dritat në shtëpi me qëllim për të ulur kostot e energjisë elektrike.

Aktivitetet e përditshme të tilla si joga, leximi dhe larja e enëve bëhen tani nën rrezen e vetmuar të një pishtari koke. Familja gjithashtu përdor qirinj për të ndriçuar shtëpinë e tyre.

Bashkëshortja e Chavdarit, Moda, 49 vjeç dhe fëmijët e tyre, Teo, 14 vjeç dhe Nicole, 20, tani të gjithë vënë pishtarët e kokës për të ulur çmimin e faturës së tyre.

“Është sikur jemi kthyer në shekullin e 18-të. Ne nuk e dimë se si do të jetë fatura në fund të muajit, kështu që ne po bëjmë gjithçka që mundemi. Ne po reduktojmë ndezjen e televizorit dhe e kemi ndezur vetëm ndonjëherë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”, tha ai.

Pishtarët e kokës kushtojnë vetëm 8,48 £ secili.

Gruaja e Chavdar, Moda, një mësuese yoga, nga Barnet, Londër, tha: Ne po përpiqemi të mendojmë pozitivisht, por është e vështirë. Unë nuk e ndez ngrohjen nëse jam vetëm në shtëpi dhe mbaj xhaketën veshur Ne i mbajmë dritat e fikura dhe përdorim pishtarët e kokës, por është e frikshme dhe nuk ndihem aq e sigurt. Në zonën tonë ka pasur shumë grabitje. Ne ndezim qirinj dhe përpiqemi ta bëjmë atë romantike./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share