Republikanët marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

Fitorja u iu hap rrugen per te penguar axhendën e Biden

Republikanët kanë marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke krijuar skenën për dy vjet qeverisje të ndarë, ndërsa Partia Demokratike e presidentit Joe Biden mban ende kontrollin e Senatit.

Fitorja u jep republikanëve fuqinë për të frenuar axhendën e Bidenit, si dhe për të nisur hetime për administratën dhe familjen e tij, megjithëse e ashtëquajtura “ valë e kuqe” është ende shumë larg. Parashikimi përfundimtar për fitoren e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas më shumë se një jave numërimi votash, kur organizata Edison Research arriti në përfundimin se republikanët kanë fituar 218 vendet që u duheshin për të kontrolluar Dhomën.

Fitorja e republikanëve në Kaliforni i dha epërsinë partisë. Udhëheqësi aktual i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mund të ketë përballet me një rrugë të vështirë, pasi do t’i duhet ta mbajë grupin e tij të bashkuar për votime kritike përfshirë buxhetin e qeverisë dhe ushtrisë në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump ka shpallur kandidaturën për të marrë edhe një herë Shtëpinë e Bardhë.

“Amerikanët janë gati për një drejtim të ri dhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë gati të japin rezultat,” tha McCarthy në Tëitter. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha në një deklaratë se Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve “do të vazhdojnë të luajnë një rol udhëheqës në mbështetjen e agjendës së presidentit Biden.

Kjo fitore pritet të sjellë gjithashtu përçarje për një mori çështjes të nxehta. Inflacioni i lartë u dha republikanëve material për të sulmuarkundërshtarët të cilët miratuan triliona dollarë në shpenzime të reja gjatë pandemisë COVID-19. Rritja e kostos për ushqimet, karburantin dhe strehimit, bëri që votuesit të ishin të pakënaqur me demokratët.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor që i dha fund mbrojtjes federale për të drejtën e abortit, motivoi një pjesë të madhe votuesish, duke forcuar pozitat e kandidatëve demokratë. Për një të katërtën e votuesve, aborti ishte shqetësimi kryesor dhe 61% kundërshtuan vendimin e gjykatës së lartë për këtë çështje. Zgjedhjet e mesit të mandatit u mbajtën nën hijen e garës presidenciale të vitit 2024-ës.

Përgatiti: Livia Kallfa

Lexo gjithashtu
Total
0
Share