“Bisedojmë me grupet parlamentare dhe deputetët”
Jemi duke biseduar me të gjitha grupet parlamentare dhe me deputetët dhe jam i bindur se nuk jemi aq larg 80 deputetëve – ka deklaruar Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq duke komentuar ndryshimet kushtetuese.
“Mendoj se në këtë fazë të gjithë theksojnë një rreth të gjerë të ideve rreth ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është gjë e mirë, por do të mbërrijmë në një fazë kur agjenda duhet të drejtohet tek ajo që është e nevojshme për zhbllokimin. Edhe z.Trajanov do të ketë atëherë mundësi të tregojë se me cilat kushte dhe nëse do t`I mbështes ndryshimet kushtetuese, por mendoj se përvec tij askush tjetër nuk ka shfaqur rezerva lidhur me mbështetjen kur flasin për shumicën qeverisëse. Më tej do të shohim, bisedojmë me të gjitha grupet dhe me gjithë deputetët dhe jam I bindur se nuk jemi aq larg numrit prej 80 deputetë”, deklaroi Zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq./KlanMacedonia