“Gongu i Artë 2022” në boks mbahet me 18 dhe 19 nëntor në Shkup (VIDEO)

12 shtete nga Europa do marrin pjesë në turneun nacional të boksit “Gongu I Artë 2022”. Ky turne mbahet me 18 dhe 19 nëntor në palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Nesër është gjysmëfinalja dhe të shtunën finalja, ndeshjet do të mbahen në palestrën sportive “Boris Trajkovski”, gjysmefinalja fillon prej orës 10 ndërsa finalja të shtunën prej orës 14” thotë Faton Salihu nënkryetar i Federatës së boksit në RMV në Happy Day. /Klanmacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share