Stërvitje e njësitit special “Tigrat” në Ohër

Nëpunës të policisë nga njësiti special antiterrorist “Tigrat” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot dhe nesër do të bëjnë stërvitje taktike – demonstruese në shtrirjen nga kanali “Studençishtë” drejt shtegut të këmbësorëve në Ohër, njoftoi SPB Ohër.

Zëdhënësi Stefan Dimoski sqaroi se bëhet fjalë për aktivitet të rregullt stërvitës të Njësitit në të cilin do të përfshihet edhe Njësiti i Helikopterëve të MPB-së.

“Qëllimi është përforcimi i kompetencave profesionale të pjesëtarëve të Njësitit për efikasitet dhe efektivitet të rritur në luftën kundër krimit dhe ngritjes së sigurisë së qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Dimoski.

Para fillimit të stërvitjes, shtoi, ekipet e policisë do të bëjnë mbikëqyrje dhe sigurimin e zonës më të gjerë ku do të zhvillohen aktivitetet me qëllim të pamundësimit të hyrjes së qytetarëve në këtë zonë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, t’i respektojnë shenjat për qasje të ndaluar, të mos vonohen në zonën ku do të zhvillohet stërvitja dhe plotësisht të respektojnë urdhrat e tjerë të nëpunësve të policisë”, tha Dimoski.

Aktivitetet stërvitëse së Njësitit Special Antiterrorist “Tigrat” në Ohër do të ketë edhe gjatë javës së ardhshme për çka, publiku do të informohet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share