Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 91-të, ku në rend të ditës janë disa propozim-ligje për ratifikime të marrëveshjeve, zgjidhje ligjore nga sfera financiare, Raporti i Komisionit Evropian për vendin për vitin 2022, si dhe vendimet për dërgimin e ushtarëve të Armatës në misione në vendet e huaja.
Në rend dite të seancës së 91-të është edhe Interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska.