Sulmi ndaj të riut shqiptar në Kumanovë, Prokuroria: Kemi identifikuar sulmuesit

Për sulmin ndaj të riut shqiptar në Kumanovë nga ana e një grupi më të madh, me njoftim ka dalur edhe Prokuroria Publike, prej ku thonë se tashmë janë identifikuar sulmuesit që duken në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, përcjell Klan Macedonia.

“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë dhe SPB Kumanovë janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e ngjarjes së regjistruar në video incizimet e publikuara në rrjetet sociale, në të cilat sipas informacioneve fillestare që po kontrollohen, dy persona janë sulmuar nga një grup më i madh. Pothuajse të gjithë personat nga video incizimi i publikuar tashmë janë identifikuar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes. Janë marrë në pyetje pjesëmarrësit dhe personat e tjerë që mund të kenë njohuri të caktuara. Pas vërtetimit të plotë të fakteve, Prokuroria Themelore Publike Kumanovë do të marrë vendim për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës, për të cilën menjëherë do të njoftohet opinioni”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Publike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share