Nis gjykimi për rastin “Besa Trans”

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot nisi procesi gjyqësor për rastin “Besa Trans”, ku në Nëntor të vitit të kaluar gjatë kaisdentit humbën jetën 45 shtetas të RMV-së.

Në këtë rast janë të akuzuar një person fizik dhe një juridik për vazhdimin e veprës penale “falsifikimin e dokumenteve”.

“I pandehuri 41-vjeçar si drejtues i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet drejtuesve të mjeteve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime kohore që lidhen mes veti dhe ka përdorur si të vërtetë një dokument publik ekstraktin e licencës për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar. Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe menaxheri ua ka dhënë dokumentin e përgatitur publik fals shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. Gjatë procedurës, prokurori publik kompetent ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021 autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në vendkalimet e ndryshme kufitare” – thuhet në akuzë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share