Toka tani ka 8 miliardë njerëz

KB: NË 60 VITET E ARDHSHME PRITET RRITJE MË E NGADALSHME

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se popullisa në botë arriti 8 miliardë banorë. Për vetëm 11 vite numri i njerëzve në planet është rritur nga shtatë në tetë miliardë. Sipas organizatës botërore trendi ngadalësohet në krahasim me mesin e shekullit të 20-të. Arsyeja kryesore është fakti që ka më shumë gra të arsimuara të cilat kanë tendencën të lindin më pak fëmijë.

Derisa shtetet në botë përpiqen t’i ulin pasojat që njeriu ia ka shkaktuar natyrës, posaçërisht në shekullin e fundit, numri i popullsisë në botë rritet pa ndërprerje. Kombet e Bashkuara njoftuan se sot numërojmë tetë miliardë banorë, se në 15 vitet e ardhshme me siguri do të ketë nëntë miliardë, ndërsa deri në fund të vitit 2080 shifra do të rrumbullakësohet me dhjetë miliardë.

KOMBET E BASHKUARA

“Rritja i referohet vazhdimit gradual të jetëgjatësisë, shëndetësisë më të mirë publike, ushqimit, higjienës dhe ilaçeve, por edhe fertilitetit të lartë dhe të vazhdueshëm në disa vende në botë.”

Edhe pse është e vështirë të numërohen saktë njerëzit në botë, sipas llogaritjeve të deritanishme pikërisht 15 nëntori mendohet të jetë linja kur do të arrihet shifra  tetë miliardë, ndërsa prej nesër kjo shifër do të rritet.

STEFANI HEGARTI, BBC

“Kanë qenë të nevojshme 300 mijë vite që të arrihet deri te miliardi i parë, rreth vitit 1800. Pastaj edhe 100 vite që të arrihet deri te miliardi i dytë. Deri në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar shifrat janë përshpejtuar dukshëm. Kryesisht përparimi ka qenë në Evropë dhe në Amerikë, ,më pas në Kinë dhe në Indi.”

Rritja e popullsisë mendohet të jetë histori e madhe dhe e suksesshme mjekësore, që do të thotë se pjesa më e madhe e foshnjeve kanë lindur në mënyrë të sigurtë, me shkallë të lartë të mbijetesës  deri në vitet kur edhe vetë kanë fëmijë dhe jetëzgjatësi të shtuar. Siç duket pas një periudhe të këtillë rapide të rritjes, tani gjërat do të ngadalësohen. Pse? Kryesisht sepse gratë janë më të arsimuara dhe lindin më pak fëmijë. Në qoftë se në vitet e 60-ta mesatarja globale ishte pesë fëmijë për një grua, tani kjo është përgjysmuar në 2,4 lindje për një grua. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share