Policët e njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup mbrëmë kanë privuar nga liria M.P. (67) nga Shkupi, duke vepruar sipas raportit të kameramanit të TV 24 Ljubisha Ignatov, i cili dje rreth orës 14.20 është sulmuar fizikisht nga ai në rrugën Përzhino në Shkup.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe veprime nga ana e zyrtarëve policorë të ENK-së në SPB Shkup dhe sulmuesi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga PThP Shkup, ndërsa pas konsultimit dhe udhëzimeve të marra nga prokurori publik do të parashtrohet kallëzim penal kundër M.P., sipas procedurës së shpejtë për veprën penale “Dhunë” nga neni. . 386 të KP-së”, informuan nga ShGM.
Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) kërkuan nga Ministria e Punëve të Brendshme që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin ndaj ekipit të TV 24. Ekipi gazetaresk u sulmua fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht gjatë incizimit të inserteve për videokronikë për nevojat në televizion.
ShGM bën të ditur se sulmi ka ndodhur teksa po filmonin insertet në rrugën ku sipas listës zgjedhore jeton Oleksandër Onishçenko.
“ShGM menjëherë ka kontaktuar Prokurorinë Publike të Shkupit me prokuroren Iskra Haxhi Vasileva, e cila është caktuar për rastet e sulmeve ndaj punëtorëve mediatik për procedim të mëtejmë të rastit. ShGM do të ndjekë hetimet dhe do të insistojë në përgjegjësinë e personit që sulmoi fizikisht kolegun kameraman Ignatov dhe e pengoi atë të kryejë fizikisht punën e tij”, thonë nga ShGM.
ShGM-ja thekson se kërcënimi me jetë vepra të parashikuara në Kodin Penal dhe urgjentisht Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet t’i hetojnë dhe procedojnë, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por edhe për të parandaluar të vepra tilla të mundshme në të ardhmen.
Shtëpia 28b në rrugën Përzhino u bë çështje e interesit publik pasi u zbulua për publikun se ukrainasi Onishchenko regjistroi vendbanimin e tij atje për të marrë pasaportë të Maqedonisë së Veriut pavarësisht se ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe është i kërkuar për larje parash në vendin e tij të lindjes.