“Inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri”, përplasen Melisa Lleshi dhe Arbnora Ademaj

Aktorja Arbnora Ademaj, konkurrente në spektaklin “Dance Albania” në Tv Klan ka folur hapur dhe ka treguar se kë sheh si konkurrent të fortë dhe kush nga kasti i spektaklit nuk e meriton të jetë aty ku është.

Arbnora Ademaj: Konkurrentin më të fortë unë e shoh Sindin dhe Dionin. Melisa deri tani nuk mendoj se nuk është në atë pozicion që e meriton të jetë. Duhet të ishte gjynah është dikush punon me muaj të tërë dhe më pas vjen dikush dhe shkon më tutje se ne që kemi punuar më shumë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Melisa Lleshi dhe i kërkuar Arbnora Ademajt që të ja sqarojë se çfarë ka dashur që të thotë. Arbnora i ka thënë se mendon që të shkojnë në finale konkurrentët që kanë qenë që nga fillimi i spektaklit dhe jo ato që i janë bashkuar më vonë, duke iu referuar Melisës. Kjo ka sjellë reagimin e Melisës, e cila i është drejtuar duke i thënë: S’ka gjë zemër, inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri.

Melisa Lleshi: Nuk e kuptova shumë nga videoja se çfarë the… se nuk e meritoja të isha këtu ku jam?

Arbnora Ademaj: Unë e thashë se nëse mendon që të shkojë dikush më tutje në finale unë mendoj të shkojmë ne nga fillimi. E bukura e kësaj është se kjo është gara.

Melisa Lleshi: Unë akoma nuk jam eleminuar, dhe për kaq pak kohë që jam këtu, kam arritur goxha se punoj shumë siç punon ti dhe të gjithë këtu. Të paktën, unë nuk kam dalë nga dera dhe kam hyrë nga dritarja.

Alketa Vejsiu: Atë e bëra vetëm unë. (qesh) Kush mendon Arbnora se është konkurrenti më i fortë në këtë garë?

Arbnora Ademaj: Kastro, më i fortë.

Alketa Vejsiu: Kush eleminohet?

Arbnora Ademaj: Melisa do të eleminohet.

Melisa Lleshi: S’ka gjë zemër, inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri.

Alketa Vejsiu: Ti Melisa kë do të çoje në shtëpi?

Melisa Lleshi: Me inat shkoi kjo puna Alketa, Arbnorën dhe unë, mos sot, nesër./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share