Skënder Rexhepi flet për ndodhitë brenda Alternativës

Për pakënaqësitë e shprehura sot nga ana e disa eskponentëve të degës së Çairit kundër ministrit Bekim Sali, Skënder Rexhepi në Klan Debat ka thënë se këto çështje duhet të zgjidhen sa më shpejtë. Sipas tij, këto janë punë të brendshme partiake dhe ai nuk do që t’ikomentojë.

“Çështjet e brendshme le të mbesin aty ku ndodhin. Ajo që e pash sot, nuk ishte mirë. me daljen nga Alternativa nuk i shqetësoj as shokët më të mirë.
Dallimi mes asaj që ndodhi në BDI dhe asj që ndodh në AA është shumë i madh. Nuk më bën fare përshtypje se çka ndodh në BDI, ndërsa për AA është më e dhimbshme sepse kemi dhënë shumë për të. Mua më dhemb. Pa marrë parasysh kush është fajtori”, ka thënë deputeti i pavarur, Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share