Ekspozohen shënimet e tyre për Ballkanin që nga 1555
Udhëtarët që i ranë kryq e tërthor Ballkanit, që në vitet 1555 kanë lënë pas si dëshmi çdo impresion të tyre, mes shumë vendesh edhe për Shqipërinë.
Shumë prej tyre të ardhur si delegatë, e të tjerë udhëtarë pasionantë, sot mund të quhen lirisht dëshmitarë e jetës Ballkanike në Kohën e Perandorisë Osmane. Nga 700 antikuarë që ruan Biblioteka jonë Kombëtare për shkak të mungesës së hapësirës ekspozon vetëm 300.
Këto shkrime të rralla pasqyrojnë veshjet karakteristike të kohës, arkitekturën rave, portrete, harta e shumë të tjera.
Një pjesë e shënimeve të udhëtarëve janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ndërsa antikuarët origjinale do të qëndrojnë të ekspozuar për një javë në Bibliotekën Kombëtare.
Tv Klan