Albërie Hatërgjonaj ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”.
E vendosur poshtë “gojës së luanit” në lojën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë në të cilën të ftuarve u bëhën pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshmë mbi kokë nga “goja e luanit”.
Këtë herë ishte radha e Albërijes, e cila u pyet se cili/cila ishte artist/ja më e talentuar, që sipas saj është Rona Nishliu, ndërsa ai më pak i talentuari sipas saj ishte Ermal Mamaqi, ndonëse e kishte krah tij dhe për të shpëtuar tha emrin e tij, por nuk e dimë si e priti më pas Ermali. /tvklan.al