Al Jazeera: Në shpërthimin në Stamboll, u përfshinë një grua dhe dy burra

Presidenti Recep Tayyip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor (në incident) është një femër”, thotë gazetarja e Al Jazeera-s, Sinem Koseoglu, e cila raportoi nga rruga Istiklal afër sheshit Taksim ku ndodhi shpërthimi.

Koseoglu shtoi se zyrtarët besojnë se ajo është anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Sipas saj e dyshuara thuhet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.

“Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000”, u shpreh Koseoglu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share