Autorja dhe moderatorja e spektaklit “Zemër Luana”, Luana Vjollca ka zbuluar të ftuarin e parë për mbrëmjen e kësaj të diele, i cili është Ermal Mamaqi.
Prej kohësh të dy janë “përplasur” se kush do trimfonte në përballjen mes tyre dhe emisioneve të tyre, mirëpo Luana jo vetëm që fitoi “betejën” e parë, por i “fitoi” dhe skenën në Tv Klan. Studio në të cilën zhvillohet spektakli “Zemër Luana” është studio në të cilën vite më parë bëhej emisioni “Xing me Ermalin”.
Në hyrje të këtij spektsakli ata patën një përballje me njëri tjetrin pasi Ermali dëshironte ti kthehej skena e jo të ishtë thjesht pjesë e saj si një i ftuar.
Ne këtë skenë çfarë nuk ka për të ndodhur sot, madje “Zemër Luana” i kthen “haqet” Ermal Mamaqit, nëpërmjet të ftuarve, kapitenit të “Luanëve të kuq”, Bes Kallaku.
Luana jo vetëm që “fitoi” skenën, por i ka marrë edhe ish-këngëtaren e emisionit të tij përveç Fifit, edhe Olimpia Smajlaj, madje edhe ish-velinën e tij, Belinda Dragoti, e cila erdhi me pyetje mjaft pikante që këtë herë pyetet edhe vetë Mamaqi, jo vetëm të ftuarit.
Kush e fut në krevatin e provokimeve Ermalin sot? Cila është e ftuara që i merr “hakun” dhe i fut një vajzë seksi siç bëri moderatori me të vite më parë?
Çdo pyetje merr përgjigje sot në “Zemër Luana”, ora 21:00 në TvKlan.